Futboll La Liga Sport

MBROJTJA FUT “UJË”/ Drejtuesit e Barcelonës në “hall”

Barcelona është shumë e shqetësuar për gjurin e majtë të qendërmbrojtësit Samuel Umtiti. Sipas “Catalunya Radio”, kampionët e Spanjë kanë vendosur të marrin masa për t’i dhënë fund problemeve të shumta të francezit.

Sipas medias katalanase, stafi mjekësor i Barçës ka vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur problemin kronik me gjurin e majtë.

Kjo ndërhyrje do ta detyrojë futbollistin të qëndrojë larg fushave për 5 muaj. Një goditje e rëndë për kampionin e botës dhe për klubin spanjoll.

Related posts

UEFA PUBLIKON FORMACIONIN/ Ja lojtarët më të mirë të kualifikuesve të Europianit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ LIGA E KAMPIONËVE: Përfundojnë pjesët e para, Bajerni shpërdoron në Greqi 

Isa.Autor

ZYRTARE/ Finalja e Superkupës Europiane me tifozë? UEFA merr vendimin

Delo.autor

Leave a Comment