Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PARABURGIMIT/ Alban Hoxha dënohet nga klubi i Partizanit

Alban Hoxha nuk i shpëton dënimit nga klubi i Partizanit.

Kapiteni dhe njëkohësisht portieri i Partizanit ka lënë dje ambientet e paraburgimit pasi ishte ndaluar nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Duket se drejtuesit e klubit “Të kuq” dhe trajneri Skënder Gega nuk e kanë “gëlltitur” dot këtë ngjarje dhe kanë vendosur që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës.

Ishte vetë tekniku ai që e lajmëroi këtë gjatë konferencës së djeshme për shtyp ku tha se portieri nuk do të luajë në derbi.

Të premten në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Related posts

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Ismajli e thotë pa siklet: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë…

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Drejtoresha e Chelseat tregon sekretin e largimit të Sarrit nga Londra

Delo.autor

“LUFTA” MES “FIFA-S” DHE UEFA-S”/ Botërori i Klubeve fut në sherr institucionet, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment