Bundesliga Futboll Sport

SKANDALOZE/ Schalke dhe POLICIA po investigon NGACMIMIN SEKSUAL në stadium

Një tifoze femër është ngacmuar seksualisht në një ndeshje të Bundesliga-s gjermane dhe i është thënë nga një roje të shkonte në shtëpi dhe të shihte ndeshjen nga televizori nëse nuk e pëlqente. Femra është shprehur se është prekur në vende të ndaluara nga një burrë i cili gjithashtu u mundua t’i zbërthente sutjenat gjatë ndeshjes mes Schalke 04 dhe Nuremberg në Veltins Arena ditën e shtunë.

Policia e Gelsenkirchen tha se vajza 22-vjeçare ka bërë një ankesë dhe ata po mundohen ta identifikojnë personin. Policët gjithashtu janë duke investiguar sjelljen e rojës së stadiumit.

Departamenti i policisë ka konfirmuar se ka nisur një investigim kriminal pasi femra ka bërë ankesën pas ndeshjes. Schalke është shprehur për BBC se po e merr me shumë seriozitet këtë çështje.

Related posts

QËNDRON TEK “DJAJTË E KUQ”/ Agjenti Gilberto Silva: Fred duhet të ketë durim, fakti që…

Isa.Autor

“HALLE” TEK REALI/ Isco kërkon Zidane… dhe Zidane kërkon Isco

Delo.autor

PRITET LARGIMI I HAKIMI/ Inter arrin akordin me lojtarin e Bundesligës. Ja 3 objektivat “Zikaltër”…

Delo.autor

Leave a Comment