Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Merret vendimi PËRFUNDIMTAR: River-Boka do të luhet në stadiumin me “13 YJE”

Tashmë është zyrtare, ndeshja e kthimit për finalen e Kupës së Libertadoresti mes River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit, do të luhet më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu, në orën 20:30.

Në zyrat e CONMEBOL-it, Komisioni i Disiplinës u mblodh, për të shqyrtuar ngjarjet që çuan në në shtyrjen e kësaj ndeshje. U hodh poshtë kërkesa e Bokës për fitore 3-0 në tavolinë, prej sulmit ndaj autobusit me futbollistë, dhe tashmë gjithçka do të vendoset në fushën e kryeqytetit të Spanjës.

Gjithashtu, u vendos që River Plejt do të luajë 2 ndeshje me dyer të mbyllura në kompeticionet e CONMEBOL, si edhe një gjobë prej 400 mijë euro.

Në fundjavën e 8-9 dhjetorit, Reali i Madridit do të presë në shtëpi Hueskan, por nga pikëpamja logjistike, nuk do të ketë asnjë problem. Duke parë edhe marrëdhënien mjaft të mirë të presidentit Florentino Perez, me ata të Riverit dhe Bokës, diçka e tillë nuk do të jetë problem.

Komuniteti argjentinas është mjaft i madh edhe në Spanjë, ku numërohen rreth 71 mijë. Kishte edhe hipoteza të tjera që kjo finale të luhej në Camp Nou, apo në Katar, por në fund u zgjodh Santiago Bernabeu.

Related posts

Iniesta: Është normale që kjo të ndodhë në janar dhe shkurt

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Ylli Haaland tregon si e ndihmoi Solskjaer të bëhet lojtari që është sot

Delo.autor

LLOGARITJET E KOMPJUTERIT/ Ja kush do të triumfojë këtë sezon në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment