Breaking News Futboll Sport

POSTON FOTON PREKËSE NË ’97 DHE SOT/ Jurgen Klopp: Çfarë është futbolli pa Kosovën…

Jurgen Klopp ka bërë një reagim epik pas fitores të Kosovës ndaj Republikës së Çekisë në eliminatoret e Euro 2020.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, trajneri i Liverpoolit, ka publikuar një foto emocionuese ku shfaqet Kosova në dy periudha të ndryshme kohe.

Në vitin 1997 kosovarë të shumtë në përpjekje për tu larguar nga vendi dhe në 2019 përfaqësuesja e tyre bën historinë duke u renditur provizorisht e para në Grupin A, duke lënë pas Anglinë.

“Nëse më pyesni “Çfarë është futbolli”, unë do t’ju tregoj këtë foto, pavarësisht se kush jeni, pa marrë parasysh se nga vjen, thjesht punoni shumë dhe kurrë mos hiqni dorë! Lojë e bukur ?? #respekt

Respekt”, shkruan Jurgen Klopp.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Delo.autor

KLUBI I MUÇIT PREKET NGA KRIZA FINANCIARE/ Presidenti jep dorëheqjen

F.autor

“DUAN LAVDI NË EVROPË”/ Mediat në ishull jehonë yjeve të Man.City: Gati për Anglinë

F.autor

Leave a Comment