Futboll Seria A Sport

DRITË NË FUND TË TUNELIT PËR MILAN/ Epoka Gazidis fillon me dy blerje të bujshme

Ivan Gazidis ka nisur aventurën e tij si drejtor ekzekutiv i Milan-it ditën e sotme dhe ka ndërmend të mbyllë me sukses negociatat për Zlatan Ibrahimovic dhe Cesc Fabregas. Ish-drejtuesi i Arsenal do të paguhet 4 milionë euro në vit dhe do të ketë detyrën që të kthejë kuqezinjtë në majën e futbollit europian.

Edhe pse hyrja e tij në klub do të zyrtarizohet më 5 dhjetor, në mbledhjen e aksionarëve, ai ka qenë në “San Siro” të enjten në mbrëmje për të ndjekur ndeshjen e fituar 5-2 nga kuqezinjtë kundër Dudelange.

Sipas shtypit italian, Gazidis ka disa takime në program, teksa negociatat për mesfushorin e Chelsea, Fabregas, dhe sulmuesin e La Galaxy, Ibrahmiovic, janë në një fazë të avancuar.

Gazidis ka qenë i aftë të dyfishojë të ardhurat e Arsenal-it gjatë kohës që ka qenë atje dhe pronarët e Milan shpresojnë që ai të mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me kuqezinjtë.

Related posts

Panik tek Milan, Real Madridi hidhet në sulm për yllin kuqezi

Q.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Mesfushori Lika ndal “Durrsakët” në frymën e fundit

Delo.autor

FINALJA E SUPERKUPËS SË FRANCËS/ Kampionët në fuqi synojnë hakmarrjen ndaj Rennes

Delo.autor

Leave a Comment