Futboll Premier League Sport

“MAKINA E GOLAVE”/ Ylli i Manchester City “fluturon” në katin e 65-të

Kur mësohesh duke i parë të gjithë nga lart bëhet shumë e vështirë të mos ne bësh më një gjë të tillë. Kjo është ajo që po zbulon “El Kun” Aguero, mbreti i Premier me City-n (vendi i parë në renditje) dhe i klasifikimit të golashënuesve bashkë me Pierre-Emerick Aubameyang. Dhe një si argjentinasi nuk ka frikë të shpenzojë disa milionë euro më shumë vetëm për të vazhduar të provojë ndjesinë e të qëndruarit para të tjerëve….

Sipas “The Sun”, Aguero është gati të shpenzojë shumë për të siguruar një nga pronat më të larta të Mbretërisë së Bashkuar. Bëhet fjalë për një kat në ndërtesën e pestë më të lartë të Britanisë së Madhe. Sulmuesi pret me padurim të zbarkojë në katin e 65-të të Deansgate Square South Toëer.

Nuk do thjesht të shkelë aty, por do të bëjë një revolucion: plani i tij duket se është që të blejë dy apartamente për të krijuar një kat të vetëm unik. Kosto? “Pak”, për një si ai: projekti duhet të realizohet me sukes për 4 milionë sterlina.

Një ëndërr e madhe në zemrën e një zone që në Manchester është akoma në fazën e zhvillimit, ku ka që tani shtëpi shumë luksoze: kuzhina amerikane dhe sallone marramendës, banja të mrekullueshme dhe pamje mbresëlënëse.

Një plan ky që tregon lidhjen e fortë që ekziston mes argjentinasit dhe klubit anglez, e përforcuar pasi Pep Guardiola mori drejtimin e skuadrës. Qershia mbi tortë është pozicioni i ndërtesës, prej ku mund të shihet “Etihad Stadium”, shtëpia e sulmuesit që ka shënuar më shumë se 150 gola nga momenti i transferimit te “Qytetarët”.

“Manchester-i është një qytet i qetë ku mund të jetosh. Mund të bësh një shëtitje pa asnjë problem, edhe pse je një futbollist. Kjo është diferenca e madhe në krahasim me jetën që bëja në Madrid dhe veçanërisht në Argjentinë. Nëse të shikojnë diku, tifozët këtu të lënë të qetë”, ka thënë “Kun”.

Related posts

FLET MBI MERKATON E “KUQEZINJVE”/ Adriano Galiani: Ky Milan është më i fortifikuari në Europë, me…

Delo.autor

NDIZET MERKATO E VERËS/ PSG mbetet vetëm, 100 milionë euro nxjerrin Real dhe Bayern nga gara

Delo.autor

CONTE ZYRTARIZON LISTËN/ Ja të grumbulluarit e Interit në Champions, përjashtohen…

Delo.autor

Leave a Comment