Kategoria Superiore Shqipëri

Sherri te Partizani, merret vendimi për Starovën dhe Trashin

Përplasja e trajnerit Sulejman Starova me mesfushorin Lorenc Trashi gjatë miqësores të zhvilluar në Antalia ndaj gjermanëve të Berliner, nuk ka kaluar pa pasoja.

Në një takim në një nga lokalet e kryeqytetit mes drejtorit të klubit të kuq Olsi Rama dhe trajnerit Sulejman Starova është marrë vendimi që të dy protagonistët të ndëshkohen me gjobë, ndërsa Trashi, do të transferohet për disa kohë te Partizani B.

Sipas “Panorama Sport”, lojtari është gjobitur edhe pse ka folur për mediat pa lejen e klubit.

Shuma e gjobës nuk është mësuar ende, por bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme.

Related posts

“MË FRIKËSON QETËSIA DHE NGURTËSIA E KOMBËTARES”/ Rudi Vata: Disa lojtarëve u mungon motivimi

Delo.autor

ZYRTARE/ Largim me peshë nga skuadra, Teuta njofton “divorcin” me yllin e ekipit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta arrin marrëveshjen me ish-“gardianin” korçar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment