Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIMI NDAJ TIRANËS/ Magani: Mund ta kishim fituar ndeshjen. Objektivat? Organikën e kemi dhe mendoj se…

Gugash Magani e sheh pikën e sotme të Egnatias ndaj Tiranës si një start në rrugëtimin e duhur drejt objektivave të skuadrës. Pas barazimit 1-1 ndaj bardhebluve, ai theksoi për “SuperSport” se ndeshja mund të ishte fituar me pak kujdes, ndërsa po punohej që të ndryshonte mentalitetin e një skuadre e cila ndonëse nuk kishte histori në elitë, mund të bënte gjera të mira me grupin që kishte.

“Të marrësh pikë në një transfertë përballë Tiranës është start pozitiv. Skuadra sot tregoi lojën e vet, shpresojmë të shkojë ku mendojmë. Mendoj se duhet të ishim pak më të kujdesshëm për disa episode që nuk duhej të kishin ndodhur.

Mendoj se ishte ndeshje e balancuar, se siç patëm ne raste, kishte edhe Tirana. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, po të kishim patur pak fat, mund ta kishim fituar, por edhe humbu. Si pikë e parë është një pikë shprese, për vazhdimësinë, se kemi një skuadër që është riformatuar, kemi lojtarë që kanë ardhur në 10 ditët e fundit, kemi lojtarë nën kondicionin e duhur, si Telushi, Imeri e Valport. Ndaj balancat në fushë ishin ndryshe, ata treguan karakter dhe jam i kënaqur me pikën.

Rrugëtimi në Superiore është i vështirë, pasi janë skuadrat që kanë bërë histori në kampionat. Ne është e vërtetë që nuk kemi historikun e tyre, por organikën e kemi dhe mendoj se kushtet janë optimale për të bërë një kampionat të mirë, për të kapur objektivat. Dihet që kampionati do të jetë i egër, shihet që ka rezultate të ekuilibruara, do të punojmë të ndryshojmë mentalitetin, që jemi e të futemi në lojë si skuadër fituese.

Është herët për të folur për objektivat, po t’i referohemi edhe Kukësi para disa viteve erdhi nga kategoria e tretë dhe sot po bën historinë. Ka të bëjë organika dhe përkujdesja. Presidenti në Rrogozhinë ka bërë gjëra të madhërishme, të ndërtosh një stadium, fushë stërvitje, të marrësh lojtarë që kanë dalë kampionë, nuk është pak. Skuadra do të rritet dita-ditës dhe bashkërisht të rrimë me këmbë në tokë e të bëjmë më të mirën. Unë e di sa e fortë është Superiorja se pjesën më të madhe të karierës e kam këtu. Nuk jemi magjistarë, do punojmë kokulur siç kemi edhe karakterin dhe pastaj të shohim se edhe fati është pjesë e lojës”, tha Magani.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Beer Sheva, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Firmino ëndërron titullin: Jam optimist, këtë sezon jemi më të mirë, pas 28 vitesh…

Isa.Autor

SOT NDESHJA E MADHE/ Interi në misionin “e pamundur” ndaj Liverpool

F.autor

Leave a Comment