Futboll Shqipëri Sport

Skënder Gega flet për Hoxhën: Ajo që ndodhi me Albanin më mërziti shumë

I ftuar në emisionin “Sport News”, të televizionin “News 24”, trajneri i Partizanit, ka folur për çështjen e Alban Hoxhës dhe arrestimin e tij.

Ai ka thënë: “Ajo që ndodhi me Albanin, më mërziti shumë , pasi çdo njeri e kalon masën me një gotë apo me dy. Klubi mbajti qëndrimin sipas procedurave. Edhe para se të ndodhte kjo ngjarje, Albani kishte një problem në gju. Fizioterapisti dhe të gjithë, thanë që ai është gati dhe kështu vendosa që të luante. Heqjen e shiritit e pranoi me lehtësi, pasi janë rregullat e ekipit. Shiritat venë e vinë, ska rëndësi. Mua më erdhi keq që një lojtar i Partizanit doli në gazetë.

Duhet të jemi të kujdessëhëm për çdo gjë. Ai ka qenë korrekt, por kjo që ndodhi ishte në kohën e gabuar. Ajo që dha në fushë, justifikojë çdo gjë. Nuk ka familje pa çështje, Tirana, kryeqyteti buçet. Instagrami është i pranishëm, kështu që gjërat dalin. Albani është lider dhe i duhet shumë ekipit.”

Related posts

ME TELEFON NË TIMON/ Policia angleze merr VENDIMIN SHEMBULLOR për SALAH (VIDEO)

Isa.Autor

Berlusconi: Më duket se do ta blej përsëri Milan

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË SERIE A/ Portieri Reina pëson golin e javës, shikoni “MAGJINË e realizuar nga Sopecia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment