Futboll Seria A Sport

NUK E DONIN NË FILLIM/ Maldini për dështimin e MILANIT: Duket një lojtar tjetër tani

Paolo Maldini, ish-flamur i Milan dhe tani drejtues i kuqezinjve, është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur nga ekipi kundër Parma-s në këtë moment emergjence për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Kemi luajtur shumë mirë kundër një ekip që ka vënë në vështirësi të gjithë kundërshtarët me të cilët është përballur deri tani. Po rritemi. Sekreti për të marrë rezultate të mira është të jemi të bashkuar. Është e lehtë ta bësh kur gjërat shkojnë mirë, më pak në vështriësi”, ka thënë Maldini.

“Ky Milan i n gjan Gattusos-s, sepse është një trajner që lë shenjë. Ai ka një dëshirë të madhe të mësojë dhe është i hapur për gjithçka, nuk ka vetëm një skemë loje”.

Më pas ka ardhur edhe një kompliment për Bakayoko-n, i cili është kritikuar shpesh që nga momenti i transferimit te kuqezinjtë. “Është një djalosh tek i cili kemi besim dhe besojmë se po bën ndeshje të jashtëzakonshme, si shumë të tjerë. Tani duket një lojtar tjetër. Ndoshta jemi pak të nxituar në gjykimet që bëjmë”.

Në lidhje me klubin: “Gazidis është një element thelbësor për funksionimin e klubit. Administratori i deleguar është i domosdoshëm. Ka dëshirë të dijë gjithçka për të gjithë. Më pas do të vijë puna e aspektit sportiv me të cilën po njihemi çdo ditë dhe më shumë”.

“Unë e Gattuso njihemi prej shumë kohësh, por është e vështirë të nisësh një marrëdhënie në pozicione të ndryshme. Ashtu si skuadra, edhe klubi duhet të jetë i bashkuar”, ka përfunduar Maldini.

Related posts

“ATA KANË LOJTARË TË TALENTUAR”/ Arsene Wenger: Franca superfavorite në Europian, mund ta kërcënojë vetëm…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH/ Depay: Kjo është mundësia e fundit, nuk dua as të mendoj për…

Delo.autor

Premier League, Fiton Tottenham, shkëlqen Heung-Min Son

Q.Autor

Leave a Comment