Futboll Premier League Sport

SHKARKOHET DY HERË BRENDA VITIT/ Klubi i Premier League jep fund marrëveshjes me trajnerin

Klubi i futbollit nga Premierliga angleze, Southampton, e ka shkarkuar trajnerin Mark Hughes.

Southamptoni barazoi 2-2 ndaj Manchester Unitedit të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Uellsit kishte një kontratë tre-vjeçare me Southamptonin.

Asistenti Kelvin Davis do ta marrë rolin e tij si trajner në ndeshjen ndaj Tottenhamit në mesjavë, derisa klubi të gjejë zëvendësuesin e tij.

Hughes është tani trajneri i vetëm në histori të Premierligës që shkarkohet dy herë brenda viti, para se të fillonte detyrën me Southamptonin, ai u shkarkua në janar nga Stoke City.

Southamptoni aktualisht është në pozitën e 18-të me nëntë pikë.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja shifrat e “ridebutimit” rekord të Dani Alves

Delo.autor

Arsenal shfaq interes për trajnerin e Hoffenheim, Julian Nagelsmann

Sadik.Autor

ZBULON NJË HISTORI MERKATOJE/ Dragusin: CR7 nuk ishte asnjëherë arrogant, më shtyu të shkoja tek…

Delo.autor

Leave a Comment