Futboll Seria A Sport

LAJM NGUSHËLLUES PËR MBROJTËSIN E JUVES / 2 milionë euro në sezon bllokojnë rinovimin

Rinovimi i Alex Sandro me Juventusin vazhdon të mos zhbllokohet. Anësori brazilian, pas një sezoni disi të zbehtë, është kthyer me një performancë të shkëlqyeshme. Në sezonin aktual, deri më tani, numri 12 i bardhezinjve ka luajtur 18 ndeshje dhe ka dhënë 2 asiste. Shkurtimisht, një lajm ngushëllues, në funksion të objektivave madhorë, për Massimiliano Allegrin.

Nga këtu, në fakt, nis edhe qëllimi i drejtuesve të klubit; për ta “çimentuar” brazilianin. Por, në këtë drejtim, tani për tani gjendja mbetet në gatishmëri. Kërkesat e ish-lojtarit të Portos, i lidhur aktualisht me kampionët italianë deri në vitin 2020, do të ishin rreth 7 milionë euro neto në sezon, me një kohëzgjatje deri në vitin 2023.

Ndërsa, nga ana e tij, Juventusi do të ishte gati të rinovonte për 5 milionë euro në sezon. Me pak fjalë, një distancë jo e pakundërshtueshme. Për këtë arsye, por edhe duke pasur oferta joshëse financiare, mbrojtësi brazilian synon të marrë një përgjigje nga Juventusi brenda dhjetorit.

Nëse dialogu nuk do të përfundonte me një skenar rozë, klubet e rëndësishme të Premier League do të ishin gati të hyjnë në garë. Megjithatë, agjentët e Alex Sandro shpresojnë në marrëveshjen me Juventusin dhe, pikërisht për këtë arsye, i japin përparësi absolute klubit nga Torino.

Duke u kthyer në terren, lojtari në fjalë mbetet në dyshim për ndeshjen e afërt, në shtëpi, kundër Interit. Ai mungoi edhe në Firence për një shqetësim të “adductors”. Allegri, duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, do të vlerësojë me qetësi. Asnjë ngut, pasi Mattia De Sciglio në kryeqytetin toskan ka provuar të jetë një element i besueshëm.

Related posts

“OFENSIVA MESSI”/ Barcelona nuk heq dorë, “sulm” total për “pleshtin”

F.autor

ANALIZA/ Inzaghi ringjalli yllin Dzeko, por skemat i tij coptojnë repartet

Delo.autor

FORMULA 1/ I kishte të dy shokë skuadre, Rosberg bën dallimin mes Hamilton dhe Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment