Futboll La Liga Sport

STATISTIKA BEFASUESE/ Real Madrid është ekipi i dytë më i keq i Champions League

Real Madrid është ekipi i dytë më i keq i Champions League këtë sezon. Kampionët në fuqi janë vetëm mbi Schalke 04 në renditjen e 16 skuadrave të mbetura të kompeticionit për sa i përket përqindjes së humbjeve këtë sezon.

Los Blancos kanë humbur 30% të ndeshjeve në të gjithë kompeticionet këtë sezon, vetëm Schalke është më keq (44%).

Kundërshtarët e Real në 1/8-at, Ajax, ndodhen në anën e kundërt të renditjes, teksa ndodhet në vend të 4-t me vetëm 9.7% ndeshje të humbura.

Megjithatë, gjigantët e La Liga-s do të hyjnë në ndeshjen e kthimit me një avantazh 2-1 pas fitores në Amsterdam.

Manchester United pritet të vuajë në Paris, me PSG që ka përqindjen më të ulët pasi ka humbur vetëm 5.4% të ndeshjeve të këtij sezoni.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka humbur 22.2% të ndeshjeve këtë sezon, por shumica e këtyre ndeshjeve kanë ardhur nën drejtimin e Jose Mourinho-s.

Related posts

E BUJSHME/ Vendim i papritur 1 ditë para Europianit, UEFA detyron Ukrainën e Shevchenkos të…

Delo.autor

RRËFEHET BOMBERI LEWANDOWSKI/ Nga idhulli i fëmijërisë tek befasia Mourinho dhe e ardhmja

Delo.autor

Spektakli i kësaj vere, edhe “offside” do jetë 3D në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment