Futboll Seria A Sport

“IA BËN GJAKUN BUKË”/ Rreng me TERRORIZËM, Donnarumma bën HEROIN nga HALLI (VIDEO)

Portieri i Milanit dhe i Italisë, Gigio Donnarumma, ka rënë pre e një rrengu të hidhur nga emisioni i Italia 1, “Le Iene”.

Gazetarët e “Le Iene”, në bashkëpunim me menaxherin e portierit, Mino Raiola, si dhe me të afërm të futbollistit, i kanë bërë një shaka vërtet të rrezikshme, edhe pse natyrisht gjithçka është gazmore kur e sheh të rregjistruar, duke e ditur që është një kamera e fshehtë.

Donnarumma shkoi në një dyqan për të blerë rroba, kur një person i armatosur dhe i veshur me rrip eksplozivi u fut në dyqan, duke kërkuar ish-të fejuarën e vet Lejla, shitëse në atë dyqan.

Lejla nuk ishte në dyqan, ndërsa Donnarumma kaloi në panik total, sidomos kur shitësi i tha atentatorit të tërbuar që do e prezantonte me një futbollist të famshëm.

Portieri kuqezi u detyrua të qetësonte personin e çmendur dhe njëkohësisht të mundohej ta pajtonte me ish-të dashurën, derisa në fund u desh edhe një lojë play-station për të vendosur çfarë do të ndodhte: Ose fitonte Donnarumma dhe terroristi i linte të lirë të gjithë, ose humbiste dhe merrte fund gjithçka, do vdisnin në dyqan!

Në fund, Donnarumma e priti penalltinë vendimtare dhe u shpëtoi jetën të gjithëve, por natyrisht kur i thanë që ishte veçse një rreng, imagjinojeni vetë si është ndjerë!

Related posts

PSG-REAL MADRID/ Përplasja e gjigandëve që duan trofeun e Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Pas një pasimi të Pereira, Martial mposht portierin dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“NGRIN” RINOVIMI I HYSAJ/ Napoli studion dy pista

Isa.Autor

Leave a Comment