Futboll Sport

IDEJA E RE/ UEFA bën ndryshime të rëndësishme në formatin e Ligës së Kombeve

Nations League ishte kompeticioni më i ri i UEFA-s, që u krijua për të minimizuar numrin e ndeshjeve miqësore, ndërsa Portugalia ishte fituesja e edicionit të parë të tij, duke siguruar automatikisht pjesëmarrjen për në finalet e Euro 2020-ës.

Megjithatë drejtuesit e UEFA-s kanë ndërmend që të modifikojnë formatin sërish për edicionin e dytë, duke rritur shanset që Gjermania e Kroacia, të eliminuara nga Liga A, të rikthehen sërish, bashkë me Poloninë e Islandën.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, ideja e UEFA-s është që Ligën A ta bëjnë me 16 skuadra, të cilat do ndahen në 4 grupe me 4 ekipe, nga 12 skuadra që janë aktualisht, të ndara në 4 grupe me 3 ekipe.

Qëllimi i këtij riformatimi është që të rritet numri i ndeshjeve zyrtare nga 6 në 12 për çdo grup dhe rrjedhimisht të ulet numri i miqësoreve edhe më shumë, ndërsa njëkohësisht pritet të shmanget edhe efekti i “biskotës”.

Ky pritet të jetë edhe ndryshimi i vetëm i Ligës së Kombeve në edicionin e dytë, ndërsa mënyra se si vazhdohet pas fazës në grupe do të mbetet e njëjtë.

Related posts

“Shqiponjat” TËRBUAN serbët në Rusi, momentet më pikante përmes fotove

Isa.Autor

Emre Can rrezikon të humbasë Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje me shumë dëmtime, Teuta dhe Kastrioti ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment