Bundesliga Futboll Sport

TRONDITET MERKATO/ Çmendet BAYERNI, 150 milionë euro për dy “tulipanët”

Konsiderohen dy “xhevahirë” të futbollit holandez dhe gjysma e klubeve të mëdha të Europës është gati pr të investuar shuma të mëdha për shërbimet e tyre. Për Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt, i pari mesfushor dhe u dyti qendërmbrojtës i Ajaxit të Amsterdamit, po bëhet gati një ofertë “faraonike”, që mund të arrijë plot 150 milionë euro në total.

Mediat holandeze kanë zbuluar që të dy 20-vjeçarët, që janë rritur bashkë në akademinë e Ajaxit, i kanë kërkuar drejtorit sportiv, Marc Overmars, që kur të shiten kjo do të ndodhë në “paketë”, pra të transferohen të dy në të njëjtën skuadër.

Ndërkohë, “Bild” shkruan se klubi bavarez ka programuar një rinovim të thellë të skuadrës vitin e ardhshëm dhe është I vendosur të investojë te dy talentët e “harkëtarëve”. Si de Jong, ashtu edhe de Ligt pëlqehen edhe nga Chelsea, Barcellona, Juve e Inter.

Related posts

KRIZA FINANCIARE/ Canaj plas “BOMBËN”: Litari është mbledhur, mund të mos kemi më futboll

F.autor

SHKËLQIMI DHE RËNIA E NJË FUTBOLLISTI/ Balotelli drejt Ligës së Tretë spanjolle

F.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ “Pleshti” bën pozë me fanellën e Milanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment