Bundesliga Futboll Sport

DRIDHEN ZIKALTRIT/ Zëvendësuesi i ROBBENIT, BAYERNI e “gjen” tek INTERI

Bajerni i Mynihut duket se është pranë një marrëveshjeje me skuadrën e Interit për Ivan Perisiç. Gjigandët bavarezë janë në “gjueti” të një zëvendësuesi ideal për të larguarin Arjen Roben, i cili deklaroi pas 10 sezonesh largimin nga skuadra gjermane në fund të kampionatit. Pas tij, edhe Frank Riberi duket se nuk do të jetë më në planet e klubit duke bërë gati valixhen në fund të sezonit. Ndonëse francezi ndryshe nga Roben nuk është prononcuar ende.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Niko Kovaç, trajneri i Bajernit, është gati të paguajë 50 milionë euro për bashkëkombësin e tij që luan në Serinë A me skuadrën e Interit. Ivan ka deklaruar disa ditë më parë se është i hapur të provojë një aventurë të re larg “San Siro”-s. Premier Liga, por tani edhe Bundesliga, mund të jenë destinacionet e tij të ardhshme. Bajerni është i vetmi klub për momentin gati të paguajë shumën e kërkuar nga klubi zikaltër. 29-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më produktivë të Interit në këto vitet e fundit duke kontribuar shumë për skuadrën, aq sa trajneri Luçiano Spaleti e konsideroi të pazëvendësueshëm në formacionin e tij.

Në këtë sezon lojtari ka luajtur 12 ndeshje me zikaltrit dhe ka shënuar vetëm 2 gola dhe shërbyer 2 asiste për ekipin e tij që renditet në vendin e tretë në kampionat pas Juventusit dhe Napolit. Por, shanset për një kalim të tij në Mynih që në muajin janar janë gjithashtu të mëdha. Nëse klubi i Interit dhe ai bavarez do të binin dakord për shumën e transferimit, largimi i kroatit nga Milano mund të ndodhë më herët seç është parashikuar. Interi është duke pritur ende zyratrizimin e Xhuzepe Marotës, që pritet të ndodhë në javët e ardhshme. Ai do të ketë edhe fjalën e tij në këtë operacion.

 

Related posts

“DEVOLLI” SURPRIZA E RE E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Flet kryebashkiaku Duro: Ja ëndrrat e mëdha për qytetin tonë të vogël

Delo.autor

E PABESUESHME/ Avdiaj bën “NAMIN” në Holandë, shënon dy gola brenda 6 minutash

Isa.Autor

Real Madridi duhet të nxitojë për Mbappe, ka një rival të fortë në garë

Isa.Autor

Leave a Comment