Futboll Sport

SUPERSFIDA RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ Plani i Perez nuk ka funksionuar, Ronaldo refuzon takimin me…

E gjithë bota e futbollit do të shohë të dielën ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” mes River Plate dhe Boca Juniors.

Dhe plani i presidentit të Real Madrid Florentino Perez ishte të bashkonte Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n në tribunën presidenciale, si shenjë falënderimi për atë që i kanë dhënë futbollit në vitet e fundit.

Por plani i Perez nuk ka funksionuar, pasi Ronaldo ka refuzuar ftesën.

Gazeta spanjolle AS thotë se nga burime të sigurta ka marrë vesh se Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm.

Mendohet se është akoma shumë herët për një rikthim në “Bernabeu”. Ai u largua nga kampionët e Europës gjatë verës së kaluar dhe Juventus pagoi 117 mln euro për të.

Por edhe marrëdhënia jo e mirë mes tij dhe Perez thuhet të ketë ndikuar në refuzimin e lojtarit. Edhe prania e Messi-t nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Related posts

DIVORC ME MILANIN/ Vëllai i Higuain replikë agjentit

Isa.Autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Barcelona e holandezëve, Koeman merr yllin e “Tulipanëve”…

Delo.autor

NDRYSHIME DRASTIKE NË TREGUN E TRANSFERIMEVE/ Pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë

F.autor

Leave a Comment