Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E MESFUSHORIT KROAT/ Chelsea është gati të paguajë shumën për nënkampionin e botës

Trajneri Santiago Solari i ka komunikuar drejtuesve të Real Madrid se nuk është i interesuar që mesfushori kroat Mateo Kovacic të rikthehet te skuadra “merengues”, duke e lënë të lirë lojtarin të zgjedhë vëte të ardhmen e tij. Kovacic është në pronësi të Real, por në gusht u transferua në formë huazimi te Chelsea për një sezon, ku është aktivizuar nga trajneri Sarri në 17 ndeshje.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, mesfushori kroat nuk bën pjesë në planet e trajnerit Solari dhe do ta lënë të lirë të largohet. Kroati erdhi në vitin 2015 te Reali, që pagoi 30 milionë euro për ta marrë nga Inter, shumë të cilën skuadra spanjolle kërkon edhe sot për ta lënë të lirë mesfushorin 24-vjeçar.

Mediat konfirmojnë gjithashtu se Chelsea është gati të paguajë shumën e kërkuar nga Reali, pasi trajneri Maurizio Sarri e konsideron si shumë të rëndësishëm lojtarin, që shpeshherë e ka aktivizuar si titullar. Edhe vetë lojtari ia ka bërë të qartë dëshirën e tij për të qëndruar në Londër, ku duket se ka rilindur pas 3 sezonesh në hijë në Madrid.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Joao Felix ndëshkon me kokë “Djajtë të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ CADIZ NË LA LIGA/ Barcelona në krizë, klubi ka gati zëvendësuesin e holandezit. Ja emri…

Delo.autor

“MI SILLNI TË GJITHË KËTU”/ Florian Marku nuk përmbahet pas triumfit ndaj Luisettos

Delo.autor

Leave a Comment