Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Napoli e Lazio mësojnë kundërshtarët e 1/8-ave

Cagliari, Sassuolo dhe Novara janë tre skuadrat e rradhës që siguruan kualifikimin në raundin e 1/8 të Kupës së Italisë. Ashtu siç edhe pritej Cagliari triumfoi 1-2 përballë Chievos brenda në Bentegodi të Veronës. Golit të shpejtë të Cerrit për miqtë iu përgjigj Leris për vendasit por në pjesën dytë Pisacane realizoi golin që kualifikoi Cagliarin në fazën tjetër aty ku do të sfidojë në transfertë Atalantën.

Më herët Sassuolo bëri detyrën përballë Catanias që luan në kategorinë e tretë duke fituar 2-1 falë golave të Matrit dhe Locatellit 10 minuta përpara fundit dhe duke prerë biletën në 1/8 aty ku do të udhëtojë drejt San Paolos për të sfiduar Napolin. Në orën 15:00 duelin mes dy skuadrave të Lega Pro e fitoi Novara që mposhti 3-2 Pisan dhe në fazën tjetër do të vizitojë Lazion.

Related posts

PLAS TEK LUFTËTARI/ Klubi pezullon trajnerin Ahmataj dhe 2 titullarë, ja shkaku befasues

Delo.autor

YLLI ARGJENTINAS QËNDROI NË STOL 90 MINUTA/ Dybala çmend rrjetet sociale: “Çfarë po bënte gjatë Juventus-Fiorentina?”

Delo.autor

SAGA “PLESHTI” VAZHDON/ Bordi drejtues i Barcelonës i përçarë, para negociatave me Messin

Delo.autor

Leave a Comment