Futboll Shqipëri Sport

KAMPIONËT NUK FALIN/ Hoxha dhe Dita i japin tre pikë Skënderbeut në Gjirokastër

Pas fitores me Kukësin një javë më parë në shtëpi, Skënderbeu udhëtoi këtë të diel drejt Gjirokastrës për t`u përballur me Luftëtarin. Të besuarit e trajnerit Orges Shehi kanë arritur të fitojnë takimin në Gjirokastër me rezultatin 0-2, me gola të shënuar nga Hoxha dhe Dita në pjesën e dytë. Skuadra vendase e nisi mirë lojë, duke u hedhur në aksion që në minutën e parë të takimit. Vendasit duan penallti për një top që u pretendua se u prek me dorë nga Sambu. Por arbitri nuk është në të njëjtin mendim, teksa loja vijon.

Rasti i mirë për Skënderbeun është në minutën e tetë të takimit, por Bregu nuk shfrytëzon një krosim të Gripshit, ndërsa ky i fundit mbetet i rrezikshëm në zonën kundërshtare gjatë gjithë kohës. Kartoni i parë i verdhë jepet për Rrapën në minutën e 13` pasi ndali Muzakën në mëyrë të parregullt, ndërkohë dy minuta më vonë Bregu shqetëson Luftëtarin me një goditje të tij, por portieri Ruçi pastron zonën. Luftëtari tenton me Shkurtajn por pa mundur të jetë i rrezikshëm për korçarët.

Kështu vijon takimi, me lojën që ka pak ritëm, ndërsa të dyja skuadrat kujdesen shumë në prapavijë. Rast për t`u cilësuar është ai i Janiçiç në minutën e 32` të takimit, që për pak nuk ndëshkon Skënderbeun. Miqtë kundërpërgjigjen me Gripshin që tenton portën në minutën e 37` por topi shkon në duart e portierit. Dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Shkurtaj humb një tjetër mundësi shënimi në portën e Skënderbeut, pasi golin e mohon portieri Teqja, që devijon gjuajtjen e sulmuesit të Luftëtarit.

Kështu do të mbyllej pjesa e parë e takimit. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës janë miqtë ata që kanë kontrollin e topit dhe shfaqen më kërkues ndaj golit. Gripshi shfaqet sërish në portën e miqve, por deri në minutën e 66` shifrat nuk do të ndryshonin. Në këtë moment trajneri i Skënderbeut vendos të largojë nga fusha e lojës Dejvi Bregun dhe në vend të tij futet Ardit Hoxha, që rikthehet pas një dëmtimi.

I mjaftojnë dy minuta Hoxhës për të ndryshuar rezultatin e takimit, pasi në të 68` dërgon në rrjetë një top i ardhur nga goditja e dënimit. Kjo lëvizje e zgjuar e Shehit u pasua dhe me zëvendësime të tjera, ndërkohë që Mezani kërkon më shumë lëvizje në fushë nga të tijët. Por të demoralizuar nga pësimi i golit të parë, futbollistët e Luftëtarit krijojnë hapësira për kundërshtarin në mbrojtje, duke i dhënë mundësi Bruno Ditës të shëoi golin e dytë për Skënderbeun në minutën e 81`.

Një gol i realizuar bukur dhe me këmbën e majtë, jo të preferuarën e Ditës, që me këtë gol i jep qetësi Skënderbeut për minutat e mbetura të lojës. Miqtë kanë disa mundësi të tjera për të shënuar, por nuk shfrytëzojnë sa duhet. Me tre pikët e marra sot, Skënderbeu rimerr kreun e renditjes me 17 pikë, ndërsa pas tij ndodhet Partizani me 16-të pikë, me një ndeshje më pak, të cilën do e zhvillojë nesër. Sakaq Luftëtari mbetet me 6 pikë pas tetë javësh kampionat.

Related posts

Një ishull i tërë vihet në ndjekje të talentit të Borussia Dortmund

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Barella: Nuk do ta harroj këtë vit. Me atë kam një miqësi të sinqertë

Delo.autor

“MË FTUAN TEK ITALIA, POR REFUZOVA”/ Sulmuesi i Kukësit: Kam ëndërruar që në fëmijëri të luaj për…

Delo.autor

Leave a Comment