Futboll Seria A Sport

SUPERMARIO KUNDËR TIFOZËVE TË MILANIT/ Balotelli: Një ditë iu kam shërbyer, nuk kanë..

Mario Balotelli kundër tifozëve të Milanit. Thashethemet e kthimit të mundshëm të sulmuesit nuk janë pritur mirë nga mbështetësit kuqezinj, diçka që në mënyrë të qartë nuk ka shkuar pa u vënë re nga sytë dhe veshët e Balotellit, i cili ka reaguar përmes Instagramit.

Kjo është përmbajtja: “Është mirë të shohësh shumë tifozë të Milanit, të cilët nuk do të donin kthimin tim të mundshëm dhe disi të pamundur, por kjo është në rregull. Një ditë iu kam shërbyer, ndaj është gjë e rëndësishme të mos zhgenjeheni. Për momentin kam shkruar vetëm këtë, për të vënë në dukje mosmirënjohjen dhe mosrespektimin nga një popull, që gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

Sulmuesi po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij të fundit. Ai nuk ka shënuar gol këtë sezon me Nice pasi, ka e ka bërë këtë me dy shifra në dy sezonet e fundit.

Related posts

“KRUTANËT” NUK DORËZOHEN/ Kastrioti kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin e Luftëtarit…

Delo.autor

MOTO GP/ “Pole position” i katërt radhazi për pilotin Quartararo në Jerez

Delo.autor

TREGON MOMENTIN KUR RA NË DASHURI ME DORTMUND/ Haaland: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Delo.autor

Leave a Comment