Futboll Sport

Habit De Laurentis: Napoli t’i luajë ndeshjet 256 kilometra larg “San Paolos”

Aurelio De Laurentis vazhdon t’I habisë të gjithë me deklaratat e tij të forta. Presidenti i skuadrës së Napolit ka bërë një propozim teksa thotë se skuadra e tij, duhet t’I luajë ndeshjet e Champions League në stadiumin “San Nicola”. Ky stadium është plot 256 kilometra larg nga stadium I tyre aktua që sipas De Laurentis nuk është në gjëndjen optimale. “San Paolo” është një makth.de laurentisDe laurentis

Na duhet një numër i madh modifikimesh (ndërhyrjesh) në të, që të përputhet me standardet ndërkombëtare. Ky stadium ka nevojë për dy vjet, për t’ia nënshtruar një reforme të këtij lloji. Është vërtet një turp. Nuk mund të vazhdojmë kështu. I kam kërkuar UEFA-s të na autorizojë për t’i luajtur ndeshjet e Champions-it në Bari.

Jam i gatshëm të paguaj 1.000 autobusë nga xhepi im për t’iu mundësuar tifozëve të marrë pjesë në “San Nicola”. Herën e parë, kur isha aty, konstatova kapacitetin prej 58.270 spektatorësh dhe kuptova se ishte një stadium zotëri. “San Paolo”, i cili është ndërtuar në vitin 1959, nuk i plotëson të gjitha kushtet për ndeshjet e Champions-it. Me të drejtë, kur e panë atë për herë të parë, disa lojtarë tanët donin të largoheshin nga Napoli”.= tha presidneti I Napolit për “Corriere dello Sport”.

Related posts

SHARJE DHE KACAFYTJE/ Pakult gati të GODISTE Gjicin pas debatit të ASHPËR

Isa.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje me shumë dëmtime, Teuta dhe Kastrioti ndajnë pikët

Delo.autor

PRAPASKENA/ Refuzoi të drejtonte Partizanin në derbi, Sormani njoftoi drejtuesit me…e-mail

Delo.autor

Leave a Comment