Futboll Seria A Sport

JUVENTUS – INTER/ Allegri: Gara për titullin e Serie A është…

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka insistuar duke thënë se gara për titull ende nuk ka përfunduar në Serie A.

Juventusi nesër e pret në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, dhe aktualisht është në krye të tabelës me 40 pikë, tetë më shumë se Napoli në pozitën e dytë.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi i Italisë”, ka thënë Allegri.

“Ndeshja është si një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ne do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë në kohën e fundit”.

“Interi dhe Napoli janë rivalët tanë më të mëdhenj. Juventusi ende nuk e ka fituar ligën e Serie A-së, është një rrugë e gjatë deri në fund”.

Related posts

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Kukësi e Kastrioti, ndizet merkatoja. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nga një mal me gola tek eliminimet surprizë, quajeni Europiani më i “çmendur”

Delo.autor

“ÇMENDET” ABRAMOVICH/ Chelsea do të paguajë 14 milionë euro për trajnerin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment