Bundesliga Futboll Sport

E PAPRITUR/ BAYERN futet në garë për KAPITENIN E FUNDIT të REALIT

Sipas raportimeve në Spanjë, Bayern Munich i është bashkuar Manchester City-t dhe Juventusi-t në garën për të nënshkruar me fantazistin, Isco.

26-vjeçari ishte kapiteni i Real Madrid në ndeshjen e së enjtes kundër Melilla për Kupën e Mbretit, por nuk ka luajtur si titullar në shtatë ndeshjet e mëparshme nën drejtimin e Santiago Solari-t.

Don Diario raporton se Bayern-i është ekipi i fundit europian që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Malaga-s, i cili gjithnjë e më shumë po has vështirësi për të gjetur minuta në Madrid.

Spanjolli u la jashtë skuadrës në ndeshjen e Champios League kundër Roma-s, disa ditë pasi u raportua se kishte refuzuar t’i jepte dorën Solari-t pas humbjes në kampionat kundër Eibar.

Spanjolli nuk ka luajtur si titullar me kampionët e Europës në La Liga që nga humbja 5-1 në “El Clasico” kundër Barcelonës – ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në drejtimin e skuadrës.

Related posts

Çerçesov: “Bëmë mrekullinë, tani na duan në të gjithë Rusinë”

Isa.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Monaco sfidon ROMËN për kampionin e botës

Isa.Autor

GENOA-MILAN/ Giampaolo synon fitoren për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment