Futboll Sport

BROHËRITJE E PËRQAFIME/ Shihni çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjeve të Real Madrid pas fitores me PSG

Real Madrid ka përjetuar përsëri një natë magjike ne Ligën e Kampioneve, teksa eliminoi PSG nga turneu dhe vijoi rrugën në çerekfinale. Një natë e veçantë që ndoshta nuk krahasohet me finalet e fituara në vitet e kaluara, por që u përjetua si e tillë nga vetë protagonistët e sfidës.

Klubi spanjoll ka publikuar momentet pasi lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, me Luka Modriç i cili ishte protagonisti kryesor duke takuar me radhë e përshëndetur shokët e skuadrës. Brohoritje, falënderime, festë, përqafime, por edhe momente mosbesimi.

Vetë Modriç në fund ulet në vendin e tij për t’u qetësuar pas adrenalinës së një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mos e besuar as ai atë që kishte bërë skuadra në 30 minutat e fundit ku siguroi një kualifikim që dukej se i kishte ikur nga duart.

VIDEO

Related posts

CR7 LUAN ME DY PORTA/ Ronaldo thërret në Torino agjentin, gati plani për të qëndruar

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË KRIZË/ Juventusi e “pret” por ja DY lojtarët që i duhet të sakrifikojë

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Eksperti jep parashikimin: Ja si ta luani gjysmëfinalen Kroaci-Angli (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment