Futboll Sport

FITORJA E BUJSHME/ Cancelo befason me deklaratën e tij për Interin

Joa Cancelo ishte një ndër lojtarët më të mirë të Interit sezonin e kaluar ku i ndihmoi që të arrinin vendin e katërt në Serie A dhe u rikthyen në Champions pas shtatë sezonësh.

Por, Inter nuk kishte mundësi financiare për ta blerë dhu u detyruar që ta lejonte lojtarin që të rikthehej tek Valencia, të cilët e shitën për 40 milion euro tek bardhezinjtë.

Ai u shpreh pas takimit se Inter i ka mbetur në zemër dhe se ata janë rival direkt për titull.

“ishte një fitore e rëndësishme,” tha Cancelo për Sky pas fishkëllimës përfundimtare.

“Interi është një ekip i shkëlqyer dhe një rivalë e drejtpërdrejtë për Scudetto. Interi ishte një ekip shumë i rëndësishëm për mua, më ndihmuan të rritem shumë. Tani kam veshur fanellën e Juventusit dhe unë vetëm po mendoj për Bianconerët, por Interi ka mbetur në zemrën time”, përfundoi ai.

Related posts

GAFË NDAJ KAMPIONËVE TË EUROPËS/ “Gardiani” i Napolit shpëton autogolin e Hysajt (VIDEO)

Delo.autor

Pekerman nis “meditimin”: Shpresoj tek rikthimi i James ndaj Anglisë

Isa.Autor

E FUNDIT/ “FSHF” reagon ashpër ndaj dhunës: Shteti nuk ka marrë asnjë masë, në këto kushte…

Delo.autor

Leave a Comment