Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA E MBRËMSHME/ Juventusi e ka VRARË Serie A, por Interi jep SHPRESË për të ardhmen

Mbrëmë është luajtur derbi i Italisë midis Juventusit dhe Interit, ku tri pikët shkuan për vendait falë një goli të shënaur nga Mario Mandzukic në minutën e 66.

Zikaltërit ishin më superior në pjesën e parë ku patën disa raste për të shënuar, me Gagliardinin që nuk do ja fali kurrë veten atë rast që e dërgoi në shtyllë dhe jo në rrjetë.

Allegri shprehej para takimit se Juventus nuk e ka vrarë kampionatin, por ‘zonja e vjetër’ është plot 11 pikë larg vendit të dytë që është Napoli (Një ndeshje me pak të luajtur) dhe 14 ndaj Interit që është në vend të tretë, shkruan Syri.net.

Ekipi nga Torino në 15 ndeshje ka vetëm një barazim dhe të gjitha fitore, ku ka barazuar rekordin e PSG për më shumë pikë të grumbulluara në 15 javët e para në pesë ligat më të mira në Europë.

Icona e zikaltërve, Ronaldo ishte shprehur që Inter të shkonte dhe të luante me kuroja dhe atë gjë bënë, por nuk ishte e mjaftueshme.

Gara për titull tashmë është e vdekur. I vetmi ngushëllim është që ka Interit është që përmirësohet edhe pak që të jetë në gjendje të konkurojë për Scudetton e sezonit të ardhshëm.

/A.P/Syri.net/

Image

Related posts

HELIKOPTER PRIVAT PËR TË TAKUAR AGJENTIN RAIOLA/ Ibra dhe Donnarumma braktisin stërvitjen me Milan për…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PORTOS/ Milan në krizë rezultatesh, vendos një rekord që nuk do ta donte në historinë e tij

Delo.autor

“DUELI I TITANËVE”/ Diego Simeone: Cristiano Ronaldo është një kafshë

Delo.autor

Leave a Comment