Futboll Premier League Sport

Liverpooli fiton bindshëm ndaj Southampton, merr përkohësish kreun e tabelës

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 4-0 si mysafir ndaj Southamptonit të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp është ngjitur në krye të tabelës me 42 pikë, një më shumë se Manchester City që luan sot prej orës 18:30 kundër Chelseat.

Në këtë ndeshje protagonist ishte Mohamed Salah, i cili shënoi hat-trick, ndërsa golin tjetër e shënoi lojtari i Southampton, Steve Cook, që ishte një auto-gol spektakolar.

Xherdan Shaqiri nisi ndeshjen nga fillimi, dhe luajti deri në minutën e 65’, ku pastaj u zëvendësua me Sadio Manen.

Liverpooli ka dy kundërshtarë të vështirë në javën që vjen, e pret Napolin në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pastaj në vikend luan përsëri në shtëpi ndaj rivalit Manchester United, kurse Bournemouthi luan si mysafir ndaj Wolverhamptonit.

Related posts

MBYLLET JAVA E 8 NË SUPERIORE/ Teuta “mbretëreshë” e klasifikimit, ndjekin Tirana e Partizani. Renditje e “çmendur”

Delo.autor

James Rodriguez kundër Zidane: Largimi i tij, shpëtim për Realin

Q.Autor

E BUJSHME/ Real Madrid kalon çdo limit, i ofron në dorë Mbapesë shifrën e çmendur

F.autor

Leave a Comment