Futboll

“Goretzka zgjodhi Bayernin para Realit, Juventusit, Barçës e Liverpoolit”

Goretzka ka refuzuar klube nga Anglia, Spanja e Italia për Bayern Munich, thotë Heynckes.
Jupp Heynckes është i lumtur për transferimin e talentit gjerman, Leon Goretzka, për të cilin thotë se zgjodhi Bayern Munichun para shumë klubeve nga Italia, Anglia e Spanja.

Leon Goretzka do të qëndrojë i huazuar te Schalke deri në fund të sezonit dhe Heynckes është i bindur se ai do të japë atë më të mirën për ta dërguar këtë skuadër në Ligën e kampionëve, që është edhe objektivi i klubit gjerman.

“Mund të ju siguroj se ai do të japë më të mirë për Schalken deri më 30 qershor pasi dëshiron të kualifikohet në Champions me atë klub”.

“Për Bundesligan, është shumë mirë dhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren e Gjermanisë që ai të qëndrojë në Gjermani. Ka pasur skuadra tjera që janë interesuar për të, nga Anglia, Spanja e Italia. Por, në fund, ai vendosi të nënshkruajë për Bayernin”, tha mes tjerash Heynckes.

Liverpooli, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi – ishin gjithashtu të interesuara për 22 vjeçarin.

Related posts

FOTO/ Barcelona nuk di të ndalet, pas Coutinhos gati transferimi edhe i ‘yllit’ të Bayern

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ SHAQIRI shënon një gol SPEKTAKOLAR, shokët vendosin duart në…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ PARMËS/ Gjimshiti i kudondodhur për Atalantën, ja statistikat dhe vlerësimin e mbrojtësit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment