Me pak fjalë, mesfushori është në qendër të vëmendjes dhe për këtë arsye “Telegraph” i ka dedikuar një shkrim mjaft të gjatë. Në të flet edhe mamaja e tij, e cila zbulon se si djaloshi ishte gati të braktiste futbollin…për shkak të fantazmave.
Gjithçka fillon me transferimin tek Verona, kur Jorginho ishte vetëm 15 vjeç. Për mamanë e tij kjo ishte një krenari e madhe, pasi kishte bërë gjithçka për të përmbushur pasionin e të voglit Jorge. Por problemet filluan kur djaloshi mbërriti në Itali. Ambientimi, por mbi të gjitha…akomodimi. Siç raporton “The Telegraph”, klubi ndodhej në një manastir në qytet, diçka që lojtarit nuk i pëlqente shumë.
Madje deri në atë pikë sa mendonte se ishte i… infektuar, siç tregon mamaja e tij, Maria Tereza. “Ishte i frikësuar për vdekje dhe ka kaluar momente mjaft të këqija. Thoshte se manastiri ishte i errët, i mbushur me fantazma dhe se duhej të shkonte të flinte herët. Në ato momente, ai mund ta kishte lënë futbollin”.
Nëse nuk e bëri, kjo është për meritë të bashkatdhetarit të tij. Portierit Rafael, edhe ai tek Verona, i cili e mbështeti Jorginhon dhe arriti t’i siguronte një kontratë të vërtetë dhe vendstrehim…më pak të frikshëm. “Kur më tha se nuk kishte para për të telefonuar familjen e tij në Brazil, u trondita.
Ndjeva se duhet ta ndihmoja këtë djalosh kaq të talentuar. Kështu që e prezantova me menaxherin tim, i cili e ndihmoi. Kur firmosi kontratën isha edhe unë. Nuk qau, por ishte shumë i emocionuar. Nga aty, rruga ka qenë në ngjitje dhe Jorginho është bërë një lojtar që e vlerësojnë të gjithë. Dhe fantazmat…janë zhdukur. Në kuptimin e plotë të fjalës.
