Futboll Sport

SYNIMI I ZIKALTËRVE PËR GABIGOL/ Marotta është kundër shitjes se tij

Giuseppe Marotta pritet të prezantohet pas ndeshjes me PSV-në si pjesë e stafit të Interit, ndërsa Gabigol do të jetë një nga çështjet e para me të cilën do të duhet të merret.

Kjo pasi sulmuesi brazilian do të rikthehet në Milano më 7 janar, këtë herë me statusin e golshënuesit më të mirë të kampionatit brazilian dhe do të kërkojë që të stabilizohet në Europë.

Shumë klube kanë kontaktuar me stafin e futbollistit, për të marrë shërbimet e tij pas janarit, por thuajse të gjitha ofrojnë vetëm huazim me të drejtë blerjeje, formulë të cilën Interi nuk e ka fort për zemër.

Zikaltrit nuk do të pranonin të hiqnin do të nga kartoni i sulmuesit pa një shifër minimale prej 22 milionë eurosh, por mediat italiane raportojnë se tashmë me Marottën situata mund të ndryshojë.

Ish drejtuesi i Juventusit njihet për “dashurinë” ndaj elementëve të rinj dhe ka sugjeruar që Gabigol të mbetet zikaltër, ndërsa ka propozuar një huazim 6-mujor në Serinë A, me qëllim që të luajë rregullisht dhe të jetë gati për Interin e sezonit të ardhshëm.

Related posts

SERIE A/ Shkarkohet Oddo, ish-mbrojtësi i Juves merr drejtimin e Udinese

Sadik.Autor

BELGU BËHET ME “SHTËPI”/ Everton ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Delo.autor

NGA HARRY KANE TEK PAUL POGBA/ Ja 20 lojtarët më të paguar në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment