Futboll Shqipëri Sport

HUMBJA QË DJEG/ Memelli: Pësuam gol aksidental, ja çfarë më shqetëson te skuadra

Trajneri i Laçit, Migen Memelli foli pas ndeshjes ndaj Flamurtarit, për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh:

Çfarë i mungon skuadrës?

Nuk i mungon asgjë. Rëndësia e ndeshjes ka qenë e madhe. Kishim përballë Flamurtarin, me elementë të mirë. Jemi munduar të jemi të kujdesshëm në fillimin e lojës. Teknikisht janë mirë. Jemi munduar të jemi në ekuilibër. Kemi marrë një gol aksidental. As rast nuk mund ta quaj.

Kemi vazhduar të jemi të kujdesshëm. Mbas minutës së 50-të, kemi krijuar jashtëzakonisht raste. Në fazën mbrojtëse kemi bërë shumë mirë, në sulm konkretizimi ka qenë shumë i vakët. Më vjen pak keq, që nuk arrijmë të përqendrohemi para portës.

E ndjeni mungesën e një goleadori?

Të gjitha skuadrat e mira e kanë një. Shanset i krijon skuadra. Shpresoj të bëjnë mirë në ndeshjet e tjera. Do të punojmë për ta plotësuar këtë pjesë. Erdhëm për të marrë maksimumin. Bëmë maksimumin por jo të faza e finalizimit. Duke kërkuar rezultatin skuadra edhe pëson.

Vendosja e Gjonit përpara mbrojtjes… Në këtë model loje, duhet patjetër një lojtar para mbrojtjes?

Eler është jashtë, Naidenov është jashtë. Duke parë shtatëlartësinë e kundërshtarëve, menduam ta s’postonim mbrojtësin në atë pozicion. Goli mund të evitohej, nëse Sefgjini bënte presion. Devijimi na penalizoi. Dua t’i largoj lojtarët nga përgjegjësia. Më shqetëson pjesa e finalizimit.

I keni falur një pjesë loje Flamurtarit…

40 minutat e para kanë qenë për Flamurtarin. Luan në fushën e saj, ka lojtarë me kualitet. Kemi dashur të jemi në ekuilibër. E dija që skuadra do t’i kishte shanset. Goli erdhi në mënyrë aksidentale.

A ka mundësi Laçi të mbajë të njëjtin rritëm 90 minuta?

Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Po t’i peshojmë kualitetet pastaj hyjmë në diskutim. U munduam të ishim të kujdesshëm dhe të merrnim më të mirën, që ishin 3 pikët. Ky është futbolli, humbet edhe në ndeshje të tilla.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Delo.autor

Portieri shënon nga 60 metra… në kohën shtesë (VIDEO)

Sadik.Autor

LARGIMI I KAMZËS NGA KAMPIONATI/ Mziu reagon ashpër: Janë dënime që ua kalojnë edhe atyre…

Delo.autor

Leave a Comment