Futboll Shqipëri Sport

Alvesh: Do të doja shumë të shënoja dhe golin e dytë, është meritë e Dajës që…

Pas ndeshjes për “Supersport” foli dhe lojtari i Flamurtarit, Danilo Alvesh i cili u shpreh:Mund të japësh akoma më tepër për skuadrën, duke ditur që në sezonin tënd më të miër ke shënuar 5 gola?

Sigurisht që e ndiej që jam më mirë, si për skuadrën ashtu edhe për vete. Shpresoj të shënoj edhe javën e tjetër dhe do të jetë diçka e mirë edhe për mua.

Kërkove golin e dytë…

Sigurisht që më mungon shumë, do të doja ta shënoj edhe golin e dytë, megjithatë jam i lumtur që shënova sot.

Shqetësohet Alvesh nëse do të vij edhe një sulmues tjetër?

Jo në asnjë mënyrë, nuk mund të shqetësohem. Do të ishte diçka e mirë nëse vjen një sulmues i mirë dhe do i japë mundësi skuadrës që të shënojë gola. Objektivi ynë është Europa Ligë. Kam tre vite te Flamurtari dhe nuk kam luajtur akoma në Europa Ligë.

Paraqitjet e tua të mirë kanë të bëjnë me trajnerin Daja, ndryshe nga trajnerët e tjerë që kanë qenë të Flamurtari?

Sigurisht që është meritë e trajnerit pasi na kërkon që të qëndrojmë afër portës. Është në lojë sulmuese dhe kjo është për meritë të trajnerit.

Si komunikon sulmi i Flamurtarit?

Me Bushiç anglisht, ndërsa me shqiptarët, kuptoj pak shqip.

Related posts

Kategoria e Parë/ Shënkolli në avantazh të dyfishtë, Tomori e Besa ende “shterpë”

Isa.Autor

SHKODRANËT JANË FAVORITË/ Njihuni me statistikat e Vllaznia-Dinamo

F.autor

NORWICH-ARSENAL/ Aubameyang rihap sfidën me një predhë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment