Futboll Seria A Sport

AI ËSHTË LOJTAR FANTASTIK, POR…/ RONALDO e fton MESSIN në Serie A

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka ftuar Lionel Messin që t’i bashkohet atij në Serie A.

Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë verë për 112 milionë për të kaluar te Juventusi, pasi në La Liga qëndro për nëntë stinore, ku kishte një rivalitet të madh me yllin argjentinas.

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo për Messin.

“Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur”.

“Do të doja që ai të vijë në Itali një ditë. Si unë, ta pranojë sfidën”.

“Sidoqoftë, nëse ai është i lumtur atje, e respektoj atë”.

“Ai është një lojtar fantastik, djalosh i mirë por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Shehi: Fitorja është armë e fortë për vazhdimësinë dhe prandaj duhet të…

Delo.autor

NUK ISHTE ASNJËHERË…/Futbollisti italian thyen rekordin negativ në Premier League

Isa.Autor

“GOLDEN BOY 2019″/ Ja 10 lojtarë të La Ligas në listën e “Top 40”

Delo.autor

Leave a Comment