Futboll La Liga Sport

ÇMENDET Real Madridi/ Madrilenët përgatisin një ofertë STROSFERIKE për Salah

Real Madrid mund të jetë vërtetë një prej klubeve më të pasura në botë, sikurste dëshmon edhe fuqia për të shpenzuar 90 milionë euro në dy sezone për dy futbollistë 17-vjeçarë, si Vinicius e Rodrygo. Por edhe në Bernabeu paratë nuk mbijnë në pemë, ndaj Real është gjithmonë i kujdesshëm që të shitjet dhe blerjet të jenë gjithmonë në barazpeshë. Në vitet e fundit madje ka arritur që të regjistrojë më shumë para në hyrje se në dalje, por, këtë vit duket se Florentino Perez mund të vendosë të nxjerrë portofolin.

Referuar asaj që raporton “Diario Gol”, presidenti i Merengues është gati për një mega-ofertë për të siguruar shërbimet e Momo Salah. Por sulmuesi i Liverpool për momentin vlerësohet në kuotën e 200 milionë euro. Një shifër e arritshme për klubin Los Blancos, por mbi të cilën mund të trajtohet për tu ezauruar edhe në tjetër mënyrë. Duke konsideruar që tashmë Liverpool, pas dështimit të Karius në Kiev, është në kërkim të një portieri dhe po ndërhyn mbi objektivin kryesor të Real, brazilianin Alisson, nga Madridi mendojnë për një zgjidhje në gjëndje për të lumturuar të gjithë.

Liverpool do të përfitonte jo pak, por 150 milionë euro, plus kartonin e portierit Keylor Navas. Një ofertë e vështirë për tu refuzuar dhe që njëherësh do të zgjidhte problemet në të dyja krahët. Nuk dihet pse, por në Madrid, Navas nuk gëzon respekt të madh, pavarësisht se numëron 3 trofe Champions League të njëpasnjëshme si titullar, madje edhe një trofe si portieri më i mirë në La Liga.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Teuta, Partizani dhe Bylisi në duel, portieri 22-vjeçar pritet të firmosë me…

Delo.autor

Fitore me përmbysje, Novara i largohet fundit

Q.Autor

Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment