Futboll Sport

PËRFUNDON TELENOVELA E LIBERTADORES/ Tifozët e River Plate e festojnë dhunshëm suksesin (FOTO)

Tifozët e River Plate përplasen me policinë, duke shkatuar trazira dhe skena të dhunshme në rrugët e Argjentinës, pas fitimit të “Copa Libertadores” ndaj rivalëve të Boca Juniors. Kjo ndodhi pasi skuadra e tyre e zemrës kishte triufmuar në kryeqytetin spanjoll, 6000 milje larg.

Fitorja 3-1 pas kohës shtesë mbi rivalët e Boca Juniors, në “Santiago Bernabeu”, ndezi festimet në shtëpi, por gjithçka u zhvillua në skena të dhunshme. Mbështetësit e River zbritën mbi obeliskun, një nga monumentet kryesore të Buenos Airesit.

Ata u drejtuan gjithashtu në “Plaze de la Repulica” dhe nisën të hedhin fishekzjarre. Të tjerë, ndërkohë, u ngjitën në shtyllat e ndriçimit dhe objekte të tjera për të festuar një sukses të katërt në “Copa Libertadores”. Por, tifozët sulmuan dyqanet, ekipet televizive dhe gazetarët në kryeqytetin argjentinas, para se të synonin policinë me gurë dhe shishe.

Tre efektivë policie u plagosën dhe 20 persona u arrestuan. Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të mbrojtur veten kundër tifozëve të dhunshëm. Incidentet hodhën një hije tjetër mbi futbollin argjentinas. Finalja u transferua në mënyrë spontane në Madrid, pasi tifozët e River Plate sulmuan autobusin e Boca Juniors në rrugë, para ndeshjes së kthimit mes tyre, dy javë më parë.

Shoferi i autobusit u dëmtua, ndërsa dy lojtarë të Boca u dërguan në spital për t’u trajtuar nga intoksimimi me gaz. Tifozi që goditi me gurë autobusin e Boca Juniors u arrestua. Ai kërkoi falje më pas për veprimet e tij në një intervistë televizive, përpara daljes para gjykatës, e cila e ka lënë me arrest shtëpiak.

Related posts

RENDITJA SIPAS VLERËS/ Njihuni me 10 klubet më të pasura të Botës

Delo.autor

TRIUMFON NË DUELIN E MBIJETESËS/ Tirana mposht dhe lë jashtë Europës kurbinasit

Delo.autor

VIDEO/ Udinese dhe Inter e nisin ‘furishëm’ ndeshjen, Icardi sërish protagonist

Q.Autor

Leave a Comment