Futboll Premier League Sport

“15 GOLA NË 6 NDESHJE”/ Lukaku gjen arsyen pse nuk po shënon më si…

Gjashtë gola në 15 ndeshje në Premier janë shumë pak për atë që udhëhoqi kombëtaren e Belgjikës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rusi dhe sidomos kur sezonin e shkuar realizoi 27 gola me Manchester United.

Jemi duke folur për Romelo Lukakun, që pasi rigjeti golin pas shumë kohësh në “Old Trafford”, në fitoren e fundit përballë Fulham, ka zbuluar problemin ose faktorin që ka ndikuar te rendimenti i tij i dobët.

Sipas sulmuesit, motivi janë muskujt e tepërt, që duhen në kompeticionet ndërkombëtare, por që e ngadalësojnë në kampionat dhe për këtë arsye ka vendosur të braktisë palestrën për pak kohë. “Bëra një sërë testesh për të parë se cili ishte problemi. Kam pak shumë muskuj, në Premier nuk mund të luaj me të njëjtën sasi si në kombëtare. E dija që duhet të humbja disa muskuj dhe ndaj lashë pas dore palestrën”.

“Pas Kupës së Botës isha i lodhur. Nuk po luaja me intensitet, agresivitet. Tani mendoj se ndodhem në nivel të njëjtë me sezonin e shkuar”, përfundoi belgu që ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit me United.

Related posts

Buffon rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij

Delo.autor

JOAO FELIX SI CR7/ Nervozohet pas zëvendësimit ndaj Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Willian tek Manchester United/ Braziliani sqaron situatën rreth të ardhmes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment