Futboll Premier League

Hazard i “papërmbajtshëm” në fitoren e parë të Chelseat në vitin 2018

Chelsea ka siguruar fitoren e parë në kuadër të Premierligës në vitin 2018, duke e mposhtur 4:0 Brightonin, në të cilën ndeshje shkëlqeu Hazard.

Anësori belg, Eden Hazard, ka shkëlqyer për Blutë e Londrës duke shënuar dy gola në fitoren prej 4:0 të Chelseat ndaj Brighton & Hove Albion.

Hazard realizoi në minutat 3’ dhe 77’, golin e parë dhe të tretë, Willian në minutën e 6’, golin e dytë kurse për 4:0 realizoi Moses në minutën 89’të.

Kjo ishte fitorja e parë për Chelsean në Premierligë në vitin 2018, pas dy barazimeve me radhë (Arsenal 2-2, Leicester City 0-0) .

Chelsea aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 50 pikë, aq sa ka Man United dhe 12 prapa Manchester City, por klubet nga Mançesteri kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

GAFA E JAVËS/ Arsenali zhbllokon sfidën ndaj Southampton falë gabimit të portierit (VIDEO)

Delo.autor

Cristiano Ronaldo shton rekordet personale

Sadik.Autor

TENSIONET IZRAEL-PALESTINË/ Mesfushori Ozil poston imazhin me mesazhin e fortë në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment