Futboll Shqipëri Sport

PREKËSE/ PANUCCI shpërthen në LOT: E di që NUK e prisje nga unë, por…

Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panuçi ishte i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Si rrallë herë ai foli për bashkëshorten e tij Samantën dhe djalin Huan.

Ndërsa gjatë emisioni djali i kishte bërë edhe një surprizë.

“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe në atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di sa merak e ke. Të dua shumë”, tha djali i tij, Huan.

Ky mesazh i djalit shkaktoi shumë emocione te trajneri, i cili u përlot.

Related posts

MILANI PA EUROPË/ Vjen lamtumira e parë, Donnarumma drejt SUPER klubit madrilen

Isa.Autor

Shqipëria U19 mund edhe Greqinë, me Panuçin në tribunë

Q.Autor

DOPITA E CR7/ “Zonja e Vjetër” mposht Sampdorian mes drithërimash

Delo.autor

Leave a Comment