Futboll Seria A Sport

TRONDITET INTERI/ Wanda nuk përmbahet. Ja vendimi që do të marrë për ICARDIN në JANAR

Bashkëshortja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara ka shpërthyer në lot teksa ndiqte skualifikimin e Inter-it nga Champions League, në një ndeshje të fituar në letër me PSV-në e pashpresë.

Një barazim zhgënjyes për të gjithë tifozët, por veçanërisht për menaxheren e argjentinasit e cila nuk e ka mbajtur veten, duke e parë zhgënjimin ndoshta dhe në aspekt profesional të saj.

Bashkëshorti dhe lojtari që menaxhon shënoi golin e barazimit, por kjo nuk mjaftoi që ata të shkonin më tej dhe Interi, i konsideruar si “ekipi fitues” nga ajo, u dorëzua pa kushte.

Por a do të jetë kjo goditja që do të shkund Wanda Narën për t’i mundësuar një lëvizje një janar? Sipas saj sulmuesi do të jetë gjithmonë në rregull nëse bën pjesë në një ekip fitues, por që nga ndeshja e mbrëmshme me shumë mundësi, Inter-i nuk është më i tillë në sytë e saj…

Related posts

E BUJSHME NË “EURO 2020″/ Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër, pranë stadiumit “Olimpico”

Delo.autor

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Delo.autor

MARCELO E THOTË “COPË”/ Nëse lojtari më i mirë në botë LARGOHET, noramle që s’ka…

Isa.Autor

Leave a Comment