Futboll Premier League Sport

NDËRHYRJA E ASHPËR NGA MERTENSIT/ Virgil van Dijk: Nuk mendoj se ishte ndërhyrje e keqe, por kurrë nuk…

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e ka mbrojtur veten pas kritikave për ndërhyrjen e ashpër që e shkaktoi kundër Dries Mertensit të Napolit në Ligën e Kampionëve të martën.

Mbrojtësi holandez u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen në pjesën e parë ndaj kundërshtarit të tij belg, pasi derisa e fitoi topin, ai e goditi Mertensin në këmbë me taka të ngritura.

Liverpooli u kualifikua tutje pasi fitoi 1-0 falë golit të Mohamed Salahut, duke e eliminuar Napolin e Carlo Ancelottit.

Derisa Ancelotti insistoi se ndërhyrja e tij mund të jetë vlerësuar për karton të kuq, përjashtim nga loja, Van Dijk tha se nuk e bëri me keqdashje.

“Nuk mendoj se ishte ndërhyrje e keqe. Fatkeqësisht e preka, por kurrë nuk do ta bëja për ta lënduar atë”, tha Van Dijk.

Related posts

ISLANDA, “TRENI I FUNDIT” PËR NË “EURO 2020″/ Ndryshimet e kombëtares sonte në ‘Elbasan Arena’ (FORMACIONI)

Delo.autor

Miqësorja me Kosovën, Shqipëria nis përgatitjet nën drejtimin e Panuçit (VIDEO)

Sadik.Autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

Leave a Comment