Futboll Premier League Sport

PAS ZBULIMIT RACIAL/ Ylli i Manchester City-t emërohet “Lojtari i Muajit”

Raheem Sterling i Manchester City-t është emëruar Lojtari i muajit nëntor i Premier League.

Lojtari i përfaqësueses angleze ka ndihmuar City-n t’i fitojë të tre ndeshjet e nëntorit ndaj Southampton, Manchester United dhe West Ham.

Sterling ka shënuar tre gola në këto ndeshje, duke përgatitur tre të tjerë.

24-vjeçari ka shënuar tetë gola gjithsej në kampionatin anglez, teksa ka edhe shtatë asiste, në 13 paraqitje.

Sulmuesi i City-t ka qenë viktimë e abuzimit racial fundjavën e kaluar në Stamford Bridge ndaj Chelsea-t.

Muajin e kaluar ai firmosi një rinovim kontrate që do ta mbajë në Etihad deri më 2023.

Related posts

SFIDA NDAJ DEBRECEN NË “ELBASAN ARENA”/ Ja çmimet e biletave që vendosin “Verilindorët”

Delo.autor

Dua Lipa premton shfaqje të paharrueshme në finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

BËN PARASHIKIMIN/ Legjenda e Liverpool: Ju tregoj cili do të jetë rezultati i finales Angli-Itali

Delo.autor

Leave a Comment