Futboll Sport

PAS TRAGJEDISË NË NJË KLUB NATE/ Balotelli ka një mesazh për të rinjtë italian… (VIDEO)

Mario Balotelli ka pasur një mesazh për të rinjtë italian pas një tragjedie të fundit në një klub të natës, duke i thënë atyre që të ndalojnë përdorimin e sprejit të piperit duke thënë se “nuk ka asgjë argëtuese në të”

Të premten, gjashtë të rinj vdiqën gjatë një rrëmuje në një klub nate afër Anconas dhe besohet që paniku erdhi pasi dikush hodhi në klub sprej të piperit.

“Nuk jam tip që jepi leksione morali apo edukimi, nëse kam nevojë ta bëj këtë do ta bëj më fëmijët e mij”, ka thënë Balotelli në një video që e ka publikuar në faqen e tij në Instagram.

“Ne jemi në një fazë, megjithatë, kur do të kërkojë që të me dëgjoni. Çfarë ka ndodhur kohëve të fundit, dua të them me këtë sprejin e piperit, është absolutisht e dëmshme. Absolutisht e dëmshme, të jemi më të qartë?”.

“Nuk është argëtim dhe nuk është humor. Është si një armë ilegale nga e cila nuk ka asgjë qesharake”.

“Gjeni forma tjera të argëtimit dhe kënaqësisë. Njerëzit kanë vdekur dhe në moshën e juaj ju duhet të bëni gjëra tjera-të shkoni në shkollë, të luani ndonjë sport, të takoheni me një vajzë…mos bëni këso gjëra pa kuptim”.

Rrëmuja në Torino gjatë finalës së Ligës së Kampionëve më 2017 po ashtu thuhet se ishte shkaktuar nga spreji me piper, ku një person kishte vdekur dhe rreth 1500 të tjerë ishin lënduar.

Related posts

REALIZON GOLIN E JAVËS/ Kosovari Ibrahim Dresevic, perlë nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHEN YJET NGA KOMBËTARET/ Guardiola: Zoti dëgjoi lutjen time, të gjithë u rikthyen në…

Delo.autor

GJEORGJI-KOSOVË/ Momente tensioni, lojtarët përplasen në fushë. Gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment