Futboll La Liga Sport

ISH-MESFUSHORI I GALAKTIKOS/ Van der Vaart: Është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm, Real Madridit i mungon…

Ish-mesfushori i Galaktikos beson se skuadra e tanishme e Realit duhet të ngritët edhe më shumë nëse e dëshiron kompensimin e largimit të Ronaldos.

Rafael van der Vaart e mbështet Solarin dhe skuadrën e tanishme të Real Madridit kur është puna për të filluar të ngritët pas largimit të Ronaldos në verë.

Sulmuesi ikonik, Ronaldo u largua nga gjigantët e La Ligas për të kaluar në juventus në korrik pasi shënoi 450 gola në 438 paraqitje për nëntë vite në klub.

Ish trajneri Julen Lopeteguit, i cili ishte në stol kur Ronaldo e la klubin por u shkarkua në tetor, nuk gjeti zëvendësues direkt për sulmuesin portugez, por në vend të kësaj, pati besim në lojtarët e tanishëm të skuadrës që mund ta përmbushnin mungesën e tij.

Lojtarët si sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard dhe dy sulmuesit e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, të tre lojtarë të shtrenjtë.

Van der Vaart ka luajtur krah Ronaldos në Santiago Bernabeu gjatë sezonit 2009-10 ku ai e pranon që ish lojtari i Manchester United virtualisht është vështirë që të zëvendësohet, edhe pse ai beson se skuadra e tanishme e Madridit është mjaftueshëm e mirë për të shtyrë para Los Blancos nën menazhimin e Solarit.

“Nuk mund të zëvendësoni një lojtar i cili shënon 40-50 gola në sezon, natyrisht, Realit i mungon Ronaldo”, ka thënë Va nder Vaart për Goal dhe Spox.

“Çka ka bërë ai në Real është totalisht e çmenduri”.

“Kualiteti në skuadër ekziston. Ata nuk kanë nevojë të sjellin lojtarë në dimër. Gjithmonë është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm në dimër që mund ta ndihmojnë një skuadër”.

“Skuadra është rritur së bashku dhe mund të ja dalin mirë edhe pa Ronaldon”.

Santiago Solari po bën një punë të mirë, por duhet kohë”.

Ronaldo (33), nuk i është dashur shumë kohë për t’u adoptuar në Serie A, pasi ka shënuar 11 gola për skuadrën e Max Allegrit.

Në të njëjtën kohë, i saporemëruari trajner i Real Madridit, i cili më parë ishte trajner në Real Madrid Castilla e mori skuadrën në udhëheqje pas shkarkimit të Lopeteguit dhe deri me tani ka fituar nëntë ndeshje prej që është në udhëheqje të saj.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Reali e sheh zgjedhjen për sulmin tek Edin Dzeko

Isa.Autor

Higuain është gati për Tottenhamin, Juventusit i mungojnë tre superlojtarë

Q.Autor

NGA DONNARUMMA TEK CALHANOGLU/ Milanin e mbajnë “peng” 7 kontrata

Delo.autor

Leave a Comment