Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Ekipi spanjoll e “LARGON”, Milan e merr me “KOSTO TË ULËT” sulmuesin belg

Milani, është në kërkim të një sulmuesi të ri për ta transferuar  në merkaton e dimrit dhe është duke vlerësuar edhe rrugën që të çon te Michy Batshuayi, sulmuesi belg 25-vjeçar me origjinë kongoleze, në pronësi të Chelsea-t, por që aktualisht luan në La Liga me Valencia-n.

Sipas asaj që raporton “Gestiona Radio Valencia”, klubi bardhezi duket se është lodhur me Batshtuyai-n dhe dëshiron ta ndërpresë marrëveshjen me Chelsea-n, që parashikon huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit. Deri tani, Batshuayi ka realizuar tre gola në 19 ndeshje me fanellën e klubit Iberik (vetëm një në kampionat) mes La Liga, Champions League dhe Kupës së Mbretit.

Sezoni i kaluar ishte padyshim më i mirë për sulmuesin. Gjatë kohës kur luante në Gjermani me Borussia Dortmund, nga janari deri në maj, arriti të shënonte 9 gola në 14 ndeshje të luajtura në Bundesliga dhe Europa League. Për Milan-in kjo mund të jetë një mundësi “me kosto të ulët” që do të merret në konsideratë…

Related posts

NUK KA TË NDALUR TELASHET PËR CR7/ Ronaldon e marrin sërish në… (FOTO)

Delo.autor

U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH?! Tek Milani edhe Gattuso rrezikon shkarkimin…

Sadik.Autor

Leave a Comment