Boks Të tjera

UFC ANULLON EVENTIN/ Mungojnë sportistët dhe duelet “VIP” (FOTO)

UFC nuk ka mundur të organizojë të paktën një duel të rëndësishëm për titullin kampion (main event) dhe për këtë arsye, presidenti Dana White ka vendosur të anullojë eventin UFC-233, që ishte planifikuar të organizohej më 26 janar, në Anaheim të Kalifornisë. Ky do të ishte eventi i parë i rëndësishëm i vitit 2019, por që tashmë është anulluar dhe të gjitha duelet që ishin planifikuar për këtë datë do të shtyhen dhe zhvillohen në eventet e ardhshme.

Në këtë event do të debutonte në kafaz Bens Askren, ndaj Robbie Lawler. Po sot u konfirmua lajmi se Dominick Cruz, që do të duelonte ndaj John Lineker, u dëmtua, duke anulluar kështu një nga sfidat e shumëpritura. Gjithë këto probleme kanë detyruar drejtuesit e UFC-së të anullojnë eventin e 26-janarit. UFC u “kap mat”, pasi nuk po gjen sportistë kampionë të lirë, si meshkuj ashtu edhe femra, për të dueluar në këtë event të madh ndaj ngriti “flamurin e bardhë”.

Related posts

ZYRTARE/ “CAS” i ul vetëm 6 muaj pezullimin, kampioni i botës në 100m humbet Olimpiadën

Delo.autor

McGregor dhe Mayweather pranë revanshit në UFC!

Delo.autor

Svitolina fiton turneun e Romës, mund në finale numrin 1 në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment