Champions League Futboll Sport

“KA HUMBUR RONALDO”/ Ja formacioni më i mirë i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve (FOTO)

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë të fazës grupore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshjet e fundit u zhvilluan të martën dhe të mërkurën e kësaj jave.

Tani ka përfunduar kjo fazë dhe dihen 16 ekipet të cilat janë kualifikuar në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Shorti për çiftet e kësaj faze do të mbahet të hënën, në Nyon të Zvicrës.

32 klube morën pjesë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, të ndara të tetë grupe me nga katër skuadra. Secili prej këtyre skuadrave i zhvilloi nga gjashtë ndeshje dhe dy më mirët e cdo grupi u kualifikohen në fazën e radhës, ndërsa në Evropa Ligë ranë klubet e radhitura në pozitën e tretë të secilit grupi.

Pas kësaj faze, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin me 11 lojtarët më të mirë, të cilët e dëshmuan veten gjatë gjashtë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Në këtë formacion u zgjodhën dy lojtarë të Barcelonës (Lionel Messi dhe Jordi Alba), dy lojtarë të Bayern Munichut (Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski), dy lojtarë të Paris Saint-Germainit (Neymar dhe Kylian Mbappe), Miralem Pjanic i Juventusit, Axel Witsel i Dortmundit, Aymeric Laporte i Manchester Cityt, Matija Nastasic i Schalkes dhe Evan Horvath i Brugge.

Related posts

FORMULA 1/ Tajfuni prish planet e garës në Suzuka, provat zyrtare ditën e…

Delo.autor

TRAJNERI MBYLL MERKATON DHE “QAN” DZEKO/ Pirlo: Lojtar i shkëlqyer, por marrëveshja…

Delo.autor

BËJNË ÇMENDURINË E RADHËS/ Barcelona ofron 100 milion euro për yllin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment