Albanian Stars Futboll Seria A

Ndërhyrje horror ndaj Mertens, Gjimshiti masakrohet nga ofendimet: Nuk ke lidhje me futbollin!

Berat Gjimshiti për disa minuta u bë objekt i ofendimeve në rrjetet sociale.

Në humbjen 2-0 të Benevento përballë Napolit, mbrojtësi shqiptar bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj ‘yllit’ napolitan, Dries Mertens.

Nuk janë vetëm tifozët e Napolit por edhe dashamirës të futbollit të cilët kanë dënuar ashpër ndërhyrjen e Gjimshitit.

Këmba e majtë e Mertens ka pësuar frakturë dhe belgu mund të mungojë disa javë.

“Lëvizja e kyçit të këmbës Mertens në hyrjen e Djimsiti ???? #BeneventoNapoli”, shkruan një tifoz.

“Mos u gëzoni #Napoli, por lojtarët si #Djimsiti nuk kanë lidhje me #SerieA dhe ndoshta as me #futbollin #Mertens #BeneventoNapoli”, shkruan Matteo Mosciatti.

Related posts

Davide Torchia: Rugani, është një nga lojtaret më premtues për Juventusin

Sadik.Autor

“ÇMENDURI”/ Juventus kontakton babain e Messit, në një ekip me Ronaldon

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan futet në garë me Arsenal për të marrë në janar talentin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment